Nisja e projektit 4- milionësh “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj ka nxitur reagimet e disa bizneseve me arsyetim se ndërtimi i nënkalimit me gjatësi prej rreth 700- metrash do t’i dëmtojë bizneset, të cilat mbesin më pjesën e sipërme.
Rreth kësaj çështjeje kohët e fundit disa nga përfaqësuesit e bizneseve kanë mbajtur edhe takime me kryetarin e Komunës Agim Aliu, mirëpo nuk është gjetur ndonjë zgjidhje tjetër, sepse rrugët kryesore tek udhëkryqi në qendër të qytetit do të futen nën hekurudhë, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, kryetari Aliu, ka premtuar se gjatësinë e nënkalimit do ta zvogëlojë sa më shumë që të jetë mundur në mënyrë që bizneset të mos ankohen, e gjithashtu është zotuar se bizneset nuk do ta kenë rrugën të bllokuar dhe nuk do të ketë hapësirë për shqetësime.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Nënkalimet e pashfrytëzuara në Prishtinë, qytetarët ankohen për largësinë e tyre
-
Abdixhiku: Visar Azemi është kandidat i shpresës dhe i së ardhmes së Ferizajt
-
"Është ndërtu për nja 3-4 Ferizaja" - Azemi: Duhet të ndalohen ndërtimet
-
Haliti premton blerjen e 24 autobusëve për transportin publik në Ferizaj
-
Çeku premton parkingje nëntokësore në “Kodër të Diellit” e zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë