Pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdari, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së martës.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë, ndërsa kolona e automjeteve është 1 kilometër. Në dalje nuk ka pritje.
Në pikën kufitare në Merdar kolonat e automjeteve për të dalë nga vendi janë deri në 500 metra ndërsa duhet të pritet deri në 1 orë e gjysmë. Në hyrje pritjet janë deri në 30 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendja në kufi, në këto pika kufitare ka pritje më të gjatë
-
Pritje deri në 40 minuta te Merdari dhe Dheu i Bardhë
-
Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë në dy pika kufitare
-
Pritje rreth dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në Merdar e te Dheu i Bardhë
-
Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë, në Merdar një orë