Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dhënia e lëmoshës për fëmijët vetëm sa i dëmton ata

Megjithëse të mitur, fëmijët mbajnë më shumë se një orar pune, duke larë xhamat e veturave në semaforët e kryeqytetit në këmbim të lëmoshës.

Numër i madh i tyre janë frekuentuesit më të mëdhenj të kafeneve, por ata mund të shihen edhe rrugëve të Prishtinës, ku fluksi i qytetarëve është më i shpeshtë.

Prandaj, Policia, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe organizatën “Akti”, kanë organizuar aktivitete për vetëdijesimin e qytetarëve, që të ndalojnë dhënien e lëmoshës për këta fëmijë.

Salih Dragidella nga Polica e Kosovës, tha se shumica e këtyre fëmijëve shpesh bëhen edhe viktima të trafikimit.

Drejtori i Qendrës për Punë Speciale në Komunën e Prishtinës, Vehbi Mujku, tha se shpërndarja e fletushkave ka qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të mos u japin lëmoshë fëmijëve, pasi sipas tij, kjo po rrezikon jetën e tyre.

Edhe Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë Arbëri Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë

Për Rexhep Gjinovcin, nga organizata “Akti”, dhënia e lëmoshës nga ana e qytetarëve vetëm sa dëmton fëmijët.

Gjinovci tha se numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugët e kryeqytetit, është rritur gjatë muajit qershor.