Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon zgjedhja e dy gjyqtarëve për Kushtetuese

Ka dështuar zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, sepse asnjëri nga pesë kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Vigan Qorrolli ka marrë 22 vota, Hilmi Jashari 25, Etrur Maloku 56, Bardh Bokshi 31 vota, Shukri Sylejmani 14 vota.

Ky i fundit është eliminuar për shkak se ka marrë më së paku vota.

Raundi i dytëi votimit vazhdon nga ora 16:30.

Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë 2/3 e votave të deputetëve të cilët janë të pranishëm në seancë dhe që votojnë.