Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të fillonte në orën 14:00, është anuluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ka dështuar me mosardhjen e kryetarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot ishte paparaparë që në ora 14 të mbahet mbledhja por në mungesë të kuorumit sot pra dështoi që të mbahet një mbledhje e tillë. Ky koalicion ka filluar që krejt të degradoj institucionet nga mos arritja e kuorumit e mos ardhja e kryetarit”, ka thënë ai.

Armend Zemaj i LDK-së ka thënë se anulimi i mbledhjes është neglizhencë. Ka shtuar se LDK-ja do të kërkonte debat për Marrëveshjen e Washingtonit, në mbledhjen e Kryesisë.

“Kjo po tregon joseriozitetin e funksionimit normal të institucioneve. Është një neglizhencë jonormale... Për ne kjo është shqetësuese. Ne ishin këtu për të kërkuar edhe debat parlamentar për marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë ai.