Në mungesë të opozitës Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta miratojë buxheti e Komunës për vitin 2025.
Në seancë nuk kanë marr pjesë asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ndërkohë që ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar nga salla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsamblisti i LVV-së Feim Osmani ka thënë se drafti i buxhetit duhet të ndryshohet në mënyrë që ata ta përkrahin.
“Nuk ka asnjë ndryshim që nga drafti i kaluar i buxhetit. Diskriminimi për zonat rurale është shumë i dukshëm. 2 milionë euro me 30% të popullsisë që jeton në zona rurale ne kemi pasur premtime. Investimi është shumë i paktë. Sot ne nuk mendojmë që ky buxhet të votohet. Për të marrë votën tonë ky buxhet duhet të ndryshohet”, ka theksuar ai.
Ndërkohë që kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se gjatë hartimit të buxhetit janë marrë parasysh të gjitha kërkesat.
“Të gjitha procedurat i kemi diskutuar dhe i kemi treguar në seanca të tjera. Planifikimi është shumë transparent. Të gjitha kërkesat janë marrë dhe drejtoritë i kanë pasur parasysh. Kemi bërë një punë të madhe për projekte të tanishme. Nuk mundemi vetëm me buxhetin e Investimeve kapitale për të bërë të gjitha këto. Ato që thatë nuk janë të vërteta aspak”, ka theksuar Rama.
Buxheti i propozuar për vitin 2025 për kryeqytetin është 128 milionë, 3 milionë më shumë sesa në vitin 2024.
Kuvendi i Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin edhe në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 18 shtator.