Komuna e Shtërpcës ka dështuar ta realizonte projektin për emërtime rrugësh si një ndër kriteret për integrim në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu mosemërtimi i rrugëve në këtë komunë sipas banorëve paraqet telashe edhe për implementim të projekteve kapitale të Komunës, derisa Komuna nuk po arrin të specifikojë se cila rrugë do të asfaltohet në një fshat të caktuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth kësaj çështjeje është debatuar gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së në Shtërpcë derisa këshilltarët kanë kërkuar që ky projekt të realizohet brenda një të ardhme të afërt.
Rifat Rrustemi këshilltar në KK të Shtërpcës nga radhët e Nimës Socialdemokrate, njëherësh banor nga fshati Brod, ka thënë se emërtimi i në këtë komunë është përgjegjësi e qeverisjes lokale dhe e Kuvendit Komunal, bazuar në Statutin e Komunës, kapitullin VI, nenin 34, pika k dhe me Ligjin e vetëqeverisjes lokale nr. 03/L-040, më saktë nenin 17, pika 0.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)