Ferizaj, 31 tetor – Derisa po diskutohej mundësia për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Ferizajt dhe “Caritasit”, pas një debati të nxehtë midis pozitës e opozitës në KK të Ferizajt dhjetëra këshilltarë e kanë lëshuar mbledhjen me arsyetimin se qeverisja e Agim Aliut (PDK) në fillim të mandatit kishte larguar nga puna qindra punëtorë shëndetësorë, ndërkohë që tashti po synon të lidhë një marrëveshje të re për punësim të militantëve të vet.
Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se ekzekutivi komunal paraprakisht është dashur t’u kërkonte falje rreth 200 punëtorëve shëndetësorë të cilët mbeten pa punë pas shkëputjes së marrëveshjes me “Caritasin”, dhe qytetarëve për mungesën e shërbimeve shëndetësore./Agim Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Komuna e Ferizajt me 325 punëtorë shëndetësorë më pak
-
Komuna e Ferizajt ngec në pagesa për 300 punëtorë shëndetësorë
-
Shuhen dhjetëra biznese e qindra punëtorë mbesin pa punë në Ferizaj
-
Rreth 200 punonjës shëndetësorë në Ferizaj pa paga në dy muajt e fundit
-
Ferizaji dhe “Caritasi” prej 4 muajsh dështojnë t’i sigurojnë pagat për 200 punonjës shëndetësorë