Komunarët e Podujevës kanë arritur të arkëtonin vetëm 17 për qind të të hyrave vetjake për tre muajt e parë të këtij viti. Në bazë të raportit financiar janar-mars, kjo komunë ka arkëtuar 306.419 euro, ndërsa plani deri në fundvit është 1.847.800 euro.
Zyrtarët opozitarë të PDK-së dhe VV-së, thonë se me këtë ritëm të qeverisjes komunale nuk do të arrihet të realizohet plani vjetor, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata nuk presin të ketë ritëm më të mirë të arkëtimit të të hyrave edhe për faktin që është vit zgjedhor.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, thotë se Komuna e Podujevës nuk do të mund të arkëtojë më shumë se 50 për qind të planifikimit.
“Qeverisja lokale e LDK-së e udhëhequr nga Veliu në Podujevë asnjëherë nuk ka mundur që të hyrat vetjake të Komunës të arkëtoheshin kënaqshëm jo vetëm në tremujorin janar -mars, por as në periudhat e tjera të qeverisjes së tij”, ka thënë Llapashtica... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Podujeva arkëton vetëm 38 për qind të të hyrave për 6 muaj
-
Podujeva arkëton vetëm 17 për qind të të hyrave të planifikuara
-
Opozita e Podujevës alarmon për suficit të mjeteve për kapitale
-
Komuna e Podujevës realizon 41 për qind të planifikimit të të hyrave për gjashtë muaj
-
Podujeva i tatimon 10 mijë prona më pak se që i ka të evidentuara