Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit për Legjislacion

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pasi deputetët të partive në pushtet nuk ishin të pranishëm.

Menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, nga LVV-ja, ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për të diskutuar rreth shkeljes së Rregullores së Punës së Kuvendit nga Veseli.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet për shkeljen e rregullores së Punës nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili gjatë seancës së sotme i kishte ndërprerë fjalën deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje Frashër Krasniqi.

“Sot ndodhi po ashtu shkelja e radhës pa asnjë arsyetim pa asnjë të drejtë në sh përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit, i njëjti ndërpreu fjalën e deputetit Frashër Krasniqi. Ndonëse në fjalën e tij nuk kishte asnjë fjalë fyese , por ishte në përputhje me gjuhën parlamentare. por edhe sikur të ishte e kundërta edhe sikurse një deputet të fliste fjalë jo parlamentare ai do të duhej që ti tërhiqte fillimisht vërejtjen por këtë nuk e bëri për shkak se Kadri Veseli është njeri autoritar dhe e ka shndërruar Kuvendin sikurse të ishte një institucion privat i tij dhe jo sikur të ishte Kuvend. Sot nuk kemi kuorum për të marrë ndonjë vendim, por natyrisht që në mbledhjen e ardhshme që kemi të martën duhet patjetër ta adresojmë këtë shkelje të tij dhe ti kërkojmë që të tërhiqet nga veprimi që ka bërë në seancën e sotme”, tha Haxhiu.

Edhe pse nuk kishte kuorum për të marrë vendim, Haxhiu hapi debatin ku në të cilin shefi i grupit parlamentar të LVV-së Glauk Konjufca tha se institucionet publike dhe funksioni i pozicionimit publik kur e merr njeriu është i përshkruar përmes rregullave të caktuara se si funksionohet.

Kjo tregon që ky njeri nuk e udhëheq seancën sipas ligjeve edhe sipas rregullores po sipas arbitraritetit personal sipas qejfit edhe kjo është shumë problematike për mënyrën si funksionon Kuvendi jonë. Nëse ai e ka dhe ushtron këtë pozicion edhe e sheh si privilegj për me i trajtua të tjetër pa pabarabartë edhe për me ja ndalu fjalën deputetit pa asnjë arsyetim . Thjeshtë nuk ka dhënë asnjë arsyetim . Vetëm i ka thënë Frashërit ‘mbylle kthehu prapa’ , nuk ka dhënë as vërejtje siç e do procedura edhe rregullorja e Kuvendit. Unë mendoj që Komisioni jonë është mirë që ta identifikoj këtë si problematik edhe le të themi krye parlamentari ta di që nuk shkon kështu me udhëheq pozitën të cilën e ka duke dal jashtë rregullave dhe me arbitraritetin të cilin ai po e ushtron në ushtrimin e funksionet të tij publik”, tha Konjufca.

Ndërsa deputeti i LDK-së Arben Gashi tha se ajo çfarë ka ndodhur në seancë është sjellje e tepruar e kryetarit të Kuvendit, por që tha se kishte vërejtur qasje agresive të deputetit, transmeton kp.

Ajo çka ndodhi në seancë nuk u kuptua mirë pse ndodhi dhe normalisht u vërejt një gjuhë agresive , një qasje agresive e deputetit por nuk mbërri të zhvillohet deri në atë fazë sa të merren veprime përjashtuese ose veprime të tjera që do të duhej të merreshin . Gjithsesi , qasja mënyra se si deputeti Krasniqi filloi, ishte një tendencë konfliktuoze . Të jemi të sinqertë. Por veprimet e kryetarit të Kuvendit ishin po ashtu jo procedurale dhe jo të rregullta . Janë disa rregulla procedurale dhe jo të veprohet në gjuhën popullore ‘me të mujshëm’ . Ose me largu meritën e forcës. ‘A e din ti kush jam unë e kush je ti’ “, tha Gashi.

Gashi po ashtu ka kujtuar edhe kohën e hedhjes së gazit , vezëve në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit e që sipas tij në atë kohë kryetari nuk kishte ndërmarr veprime sipas rregullores së punës së Kuvendit.

”Kemi pasur raste ku ka pasur veprime shumë më të dhimbshme në Kuvend ku është sulmuar, kryeministri, Qeveria, është sulmuar , deputetë në Kuvend me mjete të ndryshme, me shishe me ujë me vezë me gaz lotsjellës dhe kryetari i Kuvendit nuk i ka marrë këto veprime. Është një diskrepancë jashtëzakonisht e madhe . Ka pasur raste Glauk kur na keni gjuajt me gaz dhe kryetari i Kuvendit nuk merrte asnjë masë. Ndërkohë që ne ishim objekt i sulmit ose me vezë ose me ujë. Por nuk i ka marrë veprimet që ika pasur por duke e lënë situatën me agravu edhe me shkua deri në nivele të rrezikshme . Kjo sot çka ka bërë mendoj që është e tepruar si sjellje e kryetarit të Kuvendit por ndoshta ka qenë në një gjendje emocionale s’ka mund mu kontrollu”, tha Gashi.

Edhe deputeti Korab Sejdiu tha se kryetari nuk mund të vendosë krye në vete dhe se sipas tij çfarëdo qashe të deputetit kryetari nuk bënë me shkel rregulloren .

“Qasja e një deputeti në asnjë mënyrë nuk e arsyeton shkeljen e rregullores me dy këmbët nga ai i cili është i thirrur për me zbatua gjatë seancave plenare . Është mirë që ky komision e ka këtë kompetencë që me i mbikëqyrë dhe unë shpresoj në edhe pse dyshoj në konstruktivi tetin e anëtarëve të tjerë sepse kjo tendenca për me e fuqizua kryetarin e Kuvendit për mua është shqetësuese. “, tha Sejdiu.

Në fund, kryetarja e komisionit lexoi edhe nenin 41 të rregullores së punës së kuvendit, ku flitet për mbarëvajtjen e punimeve të kuvendit. Po ashtu ajo njoftoi se Komisioni do të mblidhet përsëri të martën, ku përveç pikave tjera në rend dite do ta ketë edhe këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm