Banorët e fshatit Irzniq dhe të disa fshatrave të tjera përreth, edhe këtë vit duhet të udhëtojnë në Deçan për të nxjerrë dokumente të ndryshme ofiqarie, pasi objekti i nënzyrës komunale as këtë vit nuk do të hapet për këto shërbime.
Para luftës në këtë fshat ka ekzistuar objekti i zyrës së vendit, që u ka ofruar shërbime ofiqarie banorëve të rreth 15 fshatrave, por ai është shkatërruar gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.
Menjëherë pas luftës banorët kanë kërkuar që të ndërtohet objekti i ri dhe të hapet zyra e vendit që ata të mos kenë nevojë të udhëtojnë në Deçan për shërbimet e ofiqarisë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.