Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin ndaj Azem Sylës dhe 38 personave tjerë.
Shkas është bërë ndërrimi i trupit gjykues. Gjyqtarja që ka qenë vendëse në panel, është avancuar në Gjykatë të Apelit, raporton KTV.
“Ne jemi duke pritur përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës sepse gjyqtarja Nora Bllaca nuk mund të jetë më pjesë e panelit por KGJK-ja ende nuk ka vendosur”, ka thënë Arcadius Sadek kryetari i trupit gjykues.
Në rastin 'Toka', Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë.
Pos ish-deputetit të PDK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, të akuzuar janë edhe Shaban Syla e Fahredin Gashi, të dënuar në rastin Bllaca. Të akuzuar ka edhe qytetarë serbë.
Tjera pika të aktakuzës përfshijnë shpëlarje parash, dhënie dhe marrje ryshfeti, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore e vepra të tjera. Azem Syla gjendet në paraburgim për këtë rast. Nëse KGJK-ja merr vendim për anëtarin vendor të trupit gjykues, seanca e radhës mbahet javën tjetër.
-
Dështon gjykimi për rastin “Toka”, mungojnë shumica e të akuzuarve
-
Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”
-
Mbyllet për publikun seanca për rastin “Toka” ku është i përfshirë Azem Syla
-
Dështon të mbahet seanca në rastin “Toka”
-
Seanca e rastit “Toka” dështon shkaku i mungesës së avokatëve