Tregu i gjelbër i Podujevës vazhdon të mbetet i zbrazët. Ndërkohë që shitësit e pemëve dhe perimeve i zënë trotuaret e rrugët me mallra të tyre.
Komunarët e Podujevës kanë dështuar të realizojnë premtimin e dhënë se “të gjithë shitësit e rrugëve do të vendosen në tregun e ri në muajin maj”, shkruan sot “Koha Ditore”. Prej atëherë kanë kaluar 5 muaj dhe asnjë ndryshim nuk ka ndodhur: shitësit janë në rrugë e tregu i zbrazët.
Ndërkohë nxënësit e dy shkollave fillore (“Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri”) vazhdojnë t’i ekspozohen çdo ditë rrezikut nga veturat, pasi trotuaret janë të zënë me shitësit e pemëve dhe perimeve. E zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë arsyet e mospërmbushjes së këtij premtimi për largimin e shitësve nga rrugët edhe pse për këtë përgjigje u është kërkuar gati qe një muaj (që nga data 25 tetor).
Ndërkohë, në muajin prill ata shpreheshin të vendosur se nga maji nuk do të lejojnë më shitjen në trotuare, pas funksionalizimit të fazës së fundit të ndërtimit të tregut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shitësit ambulantë në Podujevë vazhdojnë tregtimin nëpër trotuare
-
Podujeva thërret tregtarët t’i shfrytëzojnë pa pagesë tezgat në Tregun e Gjelbër
-
Tregu i gjelbër i Podujevës jofunksional edhe pesë vjet pas përurimit
-
Podujeva i ofron tezgat pa pagesë për t’i larguar shitësit nga rruga
-
Podujeva synon t’i japë fund shitjes në rrugë, tregtarët kërkojnë mbulimin e qirasë