Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon edhe seanca e dytë e Kuvendit

Seanca e Kuvendit e paraparë të mbahet në orën 12:00, ka dështuar në mbahet në mungesë kuorumi, raporton KOHA.

Këtë e bërë të ditur kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

"Në mungesë kuorumi e përfundojmë edhe këtë seancë, nesër fillojmë me seancë të re në orën 10:00", ka thënë ajo.

Në këtë seancë ishte e paraparë të votoheshin pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 21 dhe 29 tetor 2020, si dhe ato të mbetura nga seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16 dhe 29 tetor 2020.

Përpos kësaj seance kishte dështuar edhe seanca e orës 11:00, ku ishte planifikuar të shqyrtohet në lexim dytë Projektligji për rimëkëmbjen.