Pas 13 vjetësh, katër të akuzuarit për sulmin dhe vrasjen e dy personave në veturën e UNMIK-ut në mars të vitit 2004 do të ballafaqohen në gjykatë me dëshminë e Shkumbin Mehmetit, dikur pjesë e grupit të tyre.
Aktakuza e ngritur tri ditë më parë nga prokurori i EULEX-it, Danilo Cacareli, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, i ngarkon Bedri Krasniqin, Alban Dezdarin, Bajram Kiqmarin dhe Faik Shaqirin me dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe tentim vrasjeje.
Prokuroria është mbështetur kryesisht në dëshminë e Mehmetit, i cili është i dënuar me 30 vjet burgim për të njëjtën ngjarje.
Së bashku me Mehmetin, dyshohet se ata janë përgjegjës për vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman, si dhe zyrtarin e Policisë së Kosovës, Arsim Rrustolli. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dëshmia që i hapi rrugë aktakuzës së EULEX-it për vrasjen më 2004
-
Tre të arrestuar për vrasjen e dy policëve më 2004
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë
-
EULEX-i heq dorë nga gjykimi i vrasjes së dy policëve më 2004
-
Shkumbin Mehmetit mund t’i zbutet dënimi nëse dëshmitë e tij zbulojnë vrasjet e pasluftës