Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmia e Veselit ndaj Kurtit, pa prani të mediave

Gjyqtari Beqir Kalludra ka ndaluar pjesëmarrjen e mediave në seancën ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve, ku pritet të dëshmojë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton KTV.

Arsyetimi i tij është se salla është e vogël. Këtë vendim nuk e ka dhënë të shkruar as të arsyetuar, ashtu siç e parasheh neni 301 i KPPRK-së.

Neni 301 i KPPRK-së thotë se, “fotografimi, filmimi, regjistrimi televiziv dhe regjistrime të tjera përpos regjistrimit zyrtar të shqyrtimit gjyqësor lejohen, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kufizon fotografimin, filmimin, regjistrimin televiziv ose regjistrimet tjera me aktvendim të arsyetuar me shkrim”.

Mediat nuk janë lejuar të vazhdojnë në sallë qysh në hyrjen poshtë në Gjykatë.

Artikuj të ngjashëm