Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

kolona-kufi

Foto: Arkiv

Deri në pesë orë po zgjat pritja për të dalë nga Kosova nga pikëkalimi kufitar në Merdar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në listën e fluksit nëpër kufij.

Mërgimtarët qe disa ditë po përballen me kolona të gjata në kufij për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të përditësuara në mëngjesin e së martës, në Merdar pritja është nga 280 deri 300 minuta për të dalë.

Kolona ka edhe në pikat tjera kufitare. Në Mutivodë, për të dalë nga Kosova duhet pritur mbi dy orë, e në Dheun e Bardhë rreth një orë.

Në Jarinjë pritja për të dalë është 20-30 minuta, ndërsa në Muçibabë 10 deri 15 minuta.

Për të hyrë në Kosovë nuk ka shumë pritje.

Image