Udhëtarët të cilët po tentojnë të largohen nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare në Merdar, po përballen me pritje të gjata deri në katër orë gati.
Kolonat e pritjeve të enjten janë rritur për dallim nga e mërkura, ku në Merdar qytetarët kanë pritur deri në një orë e gjysmë.
Qendra për menaxhim kufitar ka njoftuar të enjten se e ngarkuar me kolonë pritjesh është edhe pika kufitare Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri në një orë e gjysmë.
Ndërsa pritjet për dalje përmes pikës kufitare në Jarinjë janë deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet për hyrje-dalje nuk janë më të gjata se deri në 10 minuta.
