Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.
Temperaturat do të sillen në mes 9 e 20 gradë Celsius. Të ënjtën, po ashtu, parashihet të mbajë mot me vranësira, por që në orët e pasdites do të rrallohen.
Temperaturat do të jenë të përafërta me sot dhe ato do të lëvizin në mes 8 e 19 gradë Celsius.
Të premten pritet të jetë mot me vranësira të pjesshme e që gradualisht do të tërhiqen, kështu fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët, kurse temperaturat do të sillen në mes 9 e 24 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm