Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

moti

Të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Ndërsa, të dielën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara, të cilat më të fokusuar do të jenë për gjatë relievit malor.

Sipas Institutit, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.