Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës deri të enjten do të ketë ngrica.
Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
Artikuj të ngjashëm