Deputetja e Grupit të Pavarur të Deputetëve të Pavarur (GDP), Aida Dërguti ka theksuar se problemet në Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë filluar me daljen ne opinion të mesazheve ku ajo shan.
Dërguti në TV Dukagjini ka thënë se këto mesazhe kanë qenë shumë më herët para se të publikoheshin.
“Mendoj që ky debat ka marrë një hapësirë për një kohë të gjatë, ku për shumë muaj shumëçka është thënë. Nuk dua ta kthej debatin edhe njëherë, sepse ka marrë një kohë të gjatë, tashmë kur funksionojmë si grup parlamentar”, ka shtuar Dërguti.
Sipas saj, VV-ja ka treguar papjekuri se si është menaxhuar para opinionit, veçanërisht me menaxhimin e debatit para opinionit dhe votuesve të VV-së, të cilëve u janë shkaktuar trauma nga këto zhvillime.