Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it ka ekzaminuar pesë zollat që janë gjetur në Banjskë e që dyshohen se lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit.
KFOR-i përmes një komunikatë ka thënë se zollat janë gjetur në një depo, e më pas ato i ka dërguar në laboratorët e forenzikës.
“Batalioni i Manovrimit po e siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera potenciale afër”, ka thënë KFOR.
Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh organizuan sulm terrorist në Banjskë. Milan Radoiçiqi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiqi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.
-
Gjenden zolla afër Manastirit në Banjskë, dyshohet se lidhen me sulmin e 24 shtatorit
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
-
Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit
-
KFOR-i amerikan gjen uniforma ushtarake, granata e shokbomba në Zveçan
-
DASH-i pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa