Mbetjet toksike të akumuluara që një kohë të gjatë në një hapësirë në Novobërdë po vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët.
Ndonëse ishte premtuar se ato do të largohen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje këto mbetje rrezikojnë të ndotin edhe lumin që është pak më lartë se vendi ku bëhet grumbullimi i tyre.
Fotografi Arben Llapashtica në një postim në Facebook ka publikuar tri foto të këtyre derdhjeve toksike, që thotë se vazhdon të jetë problem mjedisor, transmeton Koha.net.
“Qe një problem mjedisor. Këto derdhje toksike/acidike shumë ma herët e pata digju se do të mbulohet, ende ishte kështu në rajonin e Novobërdës”, ka shkruar Llapashtica.
Llapashtica për Koha.net ka treguar se, “këto mbetje janë që një kohë të gjatë. Janë si një lloj hiri i flotacionit të minierës së Novobërdës. E lumi që shihet ngjyrë kafe, pak më lartë, është shumë i pastër, dhe në momentin që një përroskë e kap atë e bën ujin toksik dhe ia ndërron ngjyrën”.
{gallery}
-
Liqeni i Kamenicës mbulohet nga mbeturinat
-
Ujërat industriale të “Ferronikelit” në lumin Drenica, banorët të frikësuar nga pasojat
-
Në kohën e shumimit të troftës ndotet Lumëbardhi i Pejës
-
Pas më shumë se tri dekadash, ende ka gjurmë të ‘Çernobilit’ në Gjermani
-
Dyshohet se banorët e disa fshatrave të Deçanit janë helmuar nga uji