Paraditen e së mërkurës deputeti Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë për t’u përballur me akuzën e “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Hetimi ndaj tij ka nisur rreth 2 vjet më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili e kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme deputetin Tom Doshi, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë që, sipas ILDKPKI-së, shkon deri në 23 milionë euro. Tom Doshi ishte deputet i PS-së derisa u largua nga Grupi Parlamentar i PS pas akuzave publike që bëri në lidhje me Ilir Metën dhe me një plan që, sipas tij, po bëhej për eliminim fizik të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht Doshi kandidon në Shkodër në listën e PSD-se së Skënder Gjinushit.