Vetëm disa minuta pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar shkarkimin e bordit të RTK-së, deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është tallur me shkarkimin e këtij bordi.
Basha në rrjetin social Instagram ka postuar një foto me mbishkrimin ‘Fluturon, fluturon, fluturon… Bordi I RTK-së” .
Në këtë foto ai shihet së bashku me deputeten Adriana Matoshin dhe Fjolla Ujkanin me duar të ngritura.
Kuvendi I Kosovës me 64 vota pro ka shkarkuar sot anëtarët e bordit të RTK-së.
Të shkarkuarit janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha bën thirrje për formimin e komisioneve që të kalohet buxheti e mjetet për RTK-në
-
OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Bashës, përndryshe paralajmëron masa
-
Kuvendi nuk miraton propozimin për shkarkimin e 3 anëtarëve të Bordit të RTK-së
-
Pa mbështetjen e VV-së dështon mocioni i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së
-
Deputetët e Vetëvendosjes lëshojnë seancën e Kuvendit