Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është parë të ketë hyrë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak pas mbledhjes që mbajti kryesia e kësaj partie.
Ai nuk ka treguar arsyet e vizitës, ndërsa i pyetur për këtë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë vetëm “vizitë private me personelin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se s’ka pasur diskutime për koalicion me AAK-në dhe asnjë parti tjetër. Deri tash partitë e mëdha janë shprehur se do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e ardhshme, por asnjëra s’ka përjashtuar koalicione me dikë tjetër.
LDK-ja kishte udhëhequr qe gjashtë muaj Qeverinë në koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate. Qeveria Hoti u rrëzua me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, që u shpall e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me burgim.