Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se bllokada politike në vend, është duke i vonuar proceset me rëndësi.
Ai madje ka theksuar se problem i Kosovës në themelimin e ushtrisë është Lista Serbe.
“Ajo është dorë e zgjatur e Serbisë dhe nuk pajtohet me ndryshimet kushtetuese që kërkohen për themelimin e ushtrisë”, tha Haradinaj.
Këto komente ai i bëri në tryezën e Asociacionit të Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës, në të cilin u diskutua rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë se nuk e ka pasur të lehtë ta kthejë në rrugë të duhur dialogun me Serbinë
-
Haradinaj kundër qëndrimit të NATO-s për kohën e formimit të ushtrisë
-
Haradinaj thotë se Ushtria do të votohet javën e ardhshme
-
Haradinaj flet për kërcënimet serbe për përdorimin e ushtrisë
-
Haradinaj thotë se Ushtria po bëhet në harmoni me aleatët