Sot, u mbajt tryezë me rastin e publikimit të raportit “Rruga e Dukagjinit”, Autostradë apo zgjerim i rrugës ekzistuese, organizuar nga KDI.
Në këtë tryezë u diskutua rreth asaj se a janë bërë studime të nevojshme para nisjes së projekteve të mëdha infrastrukturore, respektivisht për rrugën e Dukagjinit, si dhe rëndësinë që ka implementimi i këtij projekti në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni si dhe lidhjen më të shpejtë me qendrat e tjera dhe me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Duke folur për rëndësinë që ka kjo autostradë, deputeti i AAK-së, Ali Berisha theksoi se nuk është e rëndësishme kush e ka vulën e një projekti të caktuar kur është në pyetje interesi i qytetarëve.
Ndër të tjera, deputeti Berisha përmendi edhe përfitimet për qytetarët e asaj ane nga ndërtimi i kësaj autostrade.
“Autostrada e Dukagjinit vetëm sa do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e këtij regjioni, në zhvillimin ekonomik të kësaj zone dhe për qarkullimin më të shpejtë të njerëzve, andaj çdo cenim i këtij projekti është iniciativë e dëmshme për këtë regjion’’, përfundoi deputeti Berisha.
-
Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë
-
KDI-ja thotë se për Rrugën e Dukagjinit s’është bërë analizë e fizibilitetit, sekretari i MI-së e thotë të kundërtën
-
Hoxha: Autostrada e Dukagjinit duhet të ndërtohet
-
Hoti thotë se paratë e autostradës së Dukagjinit qeveria e re do t’i ridestinojë, Lekaj thotë se autostrada do të bëhet
-
Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në Qeveri