Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pushim nga data 1 gusht, por bënë të ditur se gjatë sesionit pranveror janë mbajtur 22 seanca.
Në një njoftim të enjten, Kuvendi bëri të ditur se janë miratuar 36 ligje, 7 rezoluta, 6 rekomandime, 1 deklaratë dhe 1 statut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.
Janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme. Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 185 mbledhje, duke u propozuar seancës për shqyrtim 43 projektligje dhe 736 amendamente. Komisionet parlamentare kanë shqyrtuar gjithashtu 15 raporte të institucioneve të pavarura”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas Rregullores, Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në sesionin pranveror dhe në atë vjeshtor. Sesioni vjeshtor nis të hënën e dytë e muajit shtator.