Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët: RTK të financohet përmes faturave të rrymës

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar propozimet për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka thënë se pjesa më e madhe e këtij draft-ligji është harmonizuar por ka thënë se shumë çështje duhet t'i zgjidhin deputetët ne seancë.

Hasani ka thënë se si komision kanë zgjedhur të rekomandojnë formën e pagesës së RTK-së përmes faturave të rrymës, ndërsa shtoi se e kanë parë të arsyeshme që te shkojnë me pagesë të drejtpërdrejt nga faturat.

Ndërkaq ka thënë se nuk kanë vendosur për shumën.

Po ashtu, ky komision ka propozuar që RTK të ketë një kanal të veçantë për të transmetuar seancat e Kuvendit të Kosovës, transmeton kp.

Edhe Opozita kundër projektligjit për RTK-në rreth financimit, pronës dhe digjitalizimit Video Opozita kundër projektligjit për RTK-në rreth financimit, pronës dhe digjitalizimit

“Kryeredaktorët apo redaktorët të mos kenë emisione të veta. Nuk do të kenë program të vetin. Stafi udhëheqës nuk do të ketë emisione”, ka thënë Hasani.

Në këtë mbledhje është miratuar Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Kosovës. Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se i ka plotësuar të gjitha kushtet për seancë. U miratua dhe është dërguar në seancën e radhës.