Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët marrin edhe formalisht ftesat për seancën konstituive

Administrata e Kuvendit të Kosovës, vetëm ka filluar përgatitjet e para për seancën konstituive.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një prononcim për Koha.net ka thënë se sot u janë dërguar edhe formalisht ftesat deputetëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancë, do të jenë të pranishëm edhe stafi diplomatik, partnerët e Kuvendit dhe organizatat e shoqërisë civile.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht, ndërsa më pas pritet edhe formimi i Qeverisë.

Koalicioni PAN, thotë se i ka votat e nevojshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA mbesin të bindura se asnjë deputet nga radhët e tyre nuk do ta votojnë as Veselin për kryetar Kuvendi e as Haradinajn për kryeministër.