Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët kundër ligjit që zyrtarët të mbajnë më shumë se një pozitë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, raporton KP.

Deputetët miratuan këtë projektligj me 54 vota për, 2 vota kundër dhe 19 abstenime. Ndërsa, deputetët nuk miratuan propozimin e Vetëvendosjes, që zyrtarët e lartë të mos mbajnë me shumë se një pozitë publike.