Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët kërkojnë të sqarohen akuzat që rëndojnë mbi komisionin e kaluar

Deputetët e Kuvendit kanë kërkuar sqarime shtesë për Marrëveshjen zyrtare të demarkacionit para se ajo të futet në rend dite, shkruan sot Koha Ditore.

Procedimi i dy dokumenteve nga ana e Qeverisë, të cilët janë në kundërshtim me njëri-tjetrin ka bërë që anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme ta ftojnë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe komisionin për demarkacion, të raportojnë më 26 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Problem për anëtarët përbëjnë pretendimet e ngritura nga kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, për paraardhësin e tij Murat Meha. Sipas kryetares së Komisionit, Vjosa Osmani, Komisioni qeveritar në raportin që u ka dërguar deputetëve pretendon të jenë kryer tri vepra penale nga komisioni i kaluar.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)