Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar që të ulen pagat për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.
Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton KP.
Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.
Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pagat në Trust janë disproporcionale me pagat tjera.
Mirëpo, ai tha se ende mbeten pagat e larta edhe në BQK, por meqë është mbikëqyrës i Trustit BQK-ja, le të jenë këto paga njësoj edhe në Trust.
Naser Osmani, anëtar i Komisionit tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 për qind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për mbledhjet e tyre. Ndërsa paga e drejtorit menaxhues të Trustit Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj.
-
Super-pagat, Guvernatori i BQK-së dhe drejtori i Trustit marrin mbi 4 mijë euro në muaj
-
Abdixhiku tregon se nënshkroi rekomandimin që ua zvogëlon pagat menaxhmentit të Trustit
-
Abdixhiku tregon se me Komisionin që i prin vendosën për ulje pagash në Trust
-
Rishpallet konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit
-
GAP: 49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin nga Trusti mesatarisht nga 96.5 euro