Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar një njoftim i cili ka të bëjë me propozimin për amandamentimin e nenit 22 të Kushtetutës, për përfshirjen e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.
Nënshkrimet për këtë ndryshim, të cilin e ka propozuar Aida Dërguti, tashmë i kanë dhënë 80 deputetë.
Në anën tjetër, Koha Ditore merr vesh se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar prej deputetëve të paraqesin komentet për të vlerësuar “nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e njeriut”.
Në letrën që Arta Ramaj ka nisur në adresë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se “deputetët kanë mundësinë për të paraqitur komentet e tyre, me shkrim, nëse kanë, lidhur me kërkesën e lartshënuar, më së voni deri md 5 nëntor 2018”./Fitim Gashi
Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e Kushtetueses për deputetët
{gallery}
-
PSD-ja thotë se Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit për një amendament
-
VV-ja e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit
-
Ftohet seancë për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
-
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
-
Vjosa Osmani dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshim të Kushtetutës, nis shqyrtimi i tyre