Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët devijojnë temën, diskutojnë për akuzat e aktgjykimet e njëri-tjetrit

Deputetë të pushtetit e ata të opozitës u përplasën në Komisionin për Ekonomi lidhur me emërimet politike në ndërmarrje publike. Temë kryesore u bënë aktakuzat e aktgjykimet ndaj tyre për korrupsion

Deputetët e pushtetit e ata të opozitës e kanë devijuar diskutimin në Komisionin për Ekonomi, të martën, ku ishte paraparë të organizohej një diskutim për sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit.

Polemikat janë iniciuar nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka thënë se për tre vjet qeverisje ekzekutivi ka dështuar ta përmirësojë sektorin e shërbimeve të ujit.

Ai e ka akuzuar pushtetin e deputeten e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila se vitin e kaluar e kanë emëruar kryeshef të KRU “Gjakova” një person i cili në fillim të marsit është raportuar në media se ishte arrestuar në Bullgari pas një një urdhërarresti të INTERPOL-it, nën dyshimet për trafikim me njerëz.

“Me të vërtetë Gjakova ka qenë shembull. Por, laboratori nuk është kryer në mandatin tuaj. Por atë shembull të mirë e keni ndërruar, e keni sjellë njeriun politik që sot është i burgosur për trafikim”, ka thënë Lekaj.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Kusari-Lila, kërkoi të mos diskutohet për të, teksa foli për një vendim që ka të bëjë me deputetin e AAK-së.

Edhe Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027 Arbëri Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027

“Pal, mos hyj në akuza, akuzat i vërteton gjykata. Ai është me aktakuzë, nuk është me vendim të gjykatës. Ti ke vendim të gjykatës”, ka thënë ajo.

Por, Lekaj dha një përgjigje.

“Po e kam, por më fal, nuk e kam për trafikim. Politikisht e keni sjellë dhe sot ku është, sot është në burg, në Itali”.

Debati mes tyre vazhdoi duke ia përmendur njëri-tjetrit akuzat e aktgjykimet nga gjykatat për korrupsion.

“Turp duhesh me pasë, ti ki aktgjykim për burg o Pal”, ka deklaruar ajo.

Lekaj vazhdoi me kundërakuza.

Edhe Deputetët opozitarë kritikojnë Qeverinë për gjetjet e Raportit të Progresit LAJMET E MBRËMJES Deputetët opozitarë kritikojnë Qeverinë për gjetjet e Raportit të Progresit

“Punë e madhe, punë e madhe, unë jap (përgjegjësi) për vete. Edhe ti ke pasë”, ka thënë ai.

“Për burg jo. Unë jam shpallur e pafajshme për dallim prej teje”, ka shtuar Kusari-Lila. 

Lekaj polemikën me zë të lartë e vazhdoi edhe me deputetin e LVV-së, Driton Hyseni.

“Ju jeni i dënuar me vendim të gjykatës”, ka përsëritur Hyseni.

“Po, edhe çka? Unë jam krenar për punën që e kam bërë”, ka shtuar Lekaj.

Edhe Pushtet e opozitë përplasen në Komisionin për Ekonomi LAJMET E MBRËMJES Pushtet e opozitë përplasen në Komisionin për Ekonomi

“Edhe gjykata ta ka vërtetu krenarinë tënde”, vijoi Hyseni.

Takimi për zbatueshmërinë e ligjit nga ndërmarrjet publike të shërbimeve të ujit u caktua të mbahej më 2 prill, ku u vendos që në diskutim të përfshihen një varg përfaqësuesish të institucioneve.
Ndërkaq ky komision ia përcolli seancës plenare shqyrtimin e një projekt-rezolute për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022.