Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetë shqiptarë për vizitë në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg

Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillojnë një vizitë zyrtare, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Në Sesionin e Pranverës merr pjesë edhe Shqipëria me një delegacion përfaqësues, që kryesohet nga Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Almira Xhembulla.

Sipas njoftimit për media, delegacioni shqiptar po zhvillon takime sistematike me shumë kolegë ndërkombëtare, të cilët do të kthehen në Parlamentet përkatëse europiane, tepër të qartë mbi progresin europian të Shqipërisë.

“Pas vizitës dhe takimeve me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë dhe një javë pas hapjes së negociatave me BE, përgëzohemi personalisht nga presidenti i PACE, Michele Nicoletti, një mbështetës konstant dhe i fuqishëm i çështjes shqiptare”, tha Bushati.

Gjatë bashkëbisedimit, delegacioni shqiptari theksoi faktin se një mbështetje e gjerë dhe e bindur për Shqipërinë, do ta bëjë atë sa më shpejt pjesë të familjes evropiane.