Në Bruksel ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati mori pjesë sot në mbledhjen e Grupit të Miqve të Shqipërisë, ku përfaqësoheshin shefat e Diplomacisë të një numri të konsiderueshëm vendesh anëtare
Mbledhja në të cilën merrte pjesë dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, u zhvillua me nismën e ministrit të Jashtëm grek. Në fokus të saj ishte diskutimi për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian ka dhënë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe zhvillohet në prag të takimit të kryeministrave të vendeve anëtare të 28 dhe 29 qershorit ku edhe do të duhet të merret vendimi.
Ndërsa Gjermania, një nga vendet me peshë të rëndësishme në BE, është në favor të hapjes së bisedimeve, por me kushte, problem për një vendim të favorshëm ndaj Shqipërisë mund të përbëjë Holanda, parlamenti i së cilës votoi kundër, javën e shkuar. Ndonëse qëndrimi nuk është detyrues për qeverinë holandeze, sërish pozicioni i kësaj të fundit komplikohet.
Më i rëndësishëm është qëndrimi i Francës, e cila ende nuk ka vendosur. Vendimi i takon drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron, i cili ka si objektiv kryesor reformimin e vetë BE-së, përpara zgjerimit, si dhe ndodhet nën trysnin e forcave politike franceze që janë kategorikisht kundër avancimit të këtij procesi me vende të tjera./VoA
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Hoti: Edhe pas negociatave, Shqipërinë e pret faza vendimtare për anëtarësim në BE
-
Shqipëria nis fazë të re të integrimit në BE – mbyll kapitujt e parë negociues
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së