Nga monitorimet e bëra të Institutit të Kosovës për Drejtësi, është vërtetuar se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë edhe deputetët, kanë proceduara të hapura gjyqësore.
Janë më shumë se 20 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë lëndë të hapura në prokurori dhe gjykata për vepra të ndryshme penale.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftraj, thotë se numri i më i madh i deputetëve që janë duke u hetuar kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke përfshirë edhe ato të korrupsionit.
"Në bazë të data-bazës që disponon Instituti i Kosovës për Drejtësi, aktualisht janë 21 deputetë aktualë që ushtojnë funksionin e deputetit dhe që kanë probleme me ligjin. Nga ta, ka vepra penale të ndryshme ku përfshihen prej veprave penale korruptive, veprave penale që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje, rrezikim të përgjithshme, por edhe vepra penale që ndërlidhen me vepra penale politike që janë kryer nga partitë në opozitë në legjislaturën e kaluar, ku njihen si vepra penale të hedhjes së gazit lotsjellës", tha Miftaraj.
Miftaraj tha se thirrjet e shoqërisë civile nuk janë marrë për bazë asnjëherë deri mëe tash në drejtim të dekriminalizimit të skenës politike nga ata njerëz që kanë probleme me ligjin. Ai thotë se është koha e fundit që skena politike në Kosovës të pastrohet nga politikanët që kanë probleme me ligjin.
Edhe
IKD-ja ua konteston integritetin 25 kandidatëve për deputetë
"Kosova është ndër vendet e rralla në rajon dhe Evropë, ku 20 për qind e deputetëve që e ushtrojnë funksionin, kanë probleme me ligjin. Në këtë drejtim, vet fakti që kemi numër të madh të deputetëve që dyshohet se kanë shkelur ligjin, cenon rëndë integritetin e atij institucioni dhe besimin e qytetarëve se të njëjtin përfaqësojnë më të vërtetë interesat e popullit, do të thotë përfaqësojnë interesat e sovranit, për çka edhe janë zgjidhur", thotë Miftaraj.
-
Raporti i IKD-së: 25 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, prin VV-ja
-
28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
-
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, më së shumti nga VV-ja
-
Çështja e moskonstituimit të Kuvendit mund të përfundojë sërish në Kushtetuese