Tash e gjashtë muaj është shembur objekti i ETC-së për t’i hapur rrugë të riut pak metra më larg, por deponia pas shembjes së objektit po rrezikon banorët e rrugës “Driton Islami” në Ferizaj.
Në këtë deponi mbeturinash qentë endacakë po rrezikojnë fëmijët që kalojnë përskaj ish-objektit.
“Është shndërruar në një deponi të hapur midis lagjes tonë. Po u rrezikohet jeta fëmijëve nga qentë endacakë që po mblidhen në deponi. Për më tepër, po vijnë mbledhës së hekurishteve dhe po mundohen të nxjerrin armaturat e shtyllave të rrëzuara të betonit”, ka thënë një banor i lagjes, duke mos dashur t’i përmendej emri.
“Është pamje e tmerrshme, sikur te ishte shkatërruar nga një stuhi a cunami”, ka thënë ai për portalin Koha.net.
{gallery}
-
Ferizaj mbushet me qen endacakë pas njoftimit për hapjen e strehimores
-
Banorët në një lagje të Ferizajt përballen qe disa muaj me kundërmimin e një deponie
-
Banorët e një lagjeje në Ferizaj të rrezikuar nga gjarpinjtë shkaku i deponisë së mbeturinave
-
Ferizaj rrënon një objekt të vjetër që rrezikonte sigurinë e qytetarëve
-
Oborri i sallës së sporteve në Ferizaj shndërrohet në deponi për mbeturina