Ura në rrugën Prishtinë-Gjilan është dëmtuar si pasojë e vërshimeve.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar në Facebook fotografi të urës te Liqeni i Badovcit ku shihet dëmtimi.
“Në rrugën Prishtinë - Gjilan është dëmtuar ura te liqeni i Badovcit. Ekipet janë duke u munduar që ta sanojnë sa më shpejtë që është e mundur. Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, ka shkruar Durmishi.
Vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut kanë goditur të enjten disa pjesë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm
-
Pasojat e vërshimeve - shumë qytetarë pa ujë të pijshëm, nis adresimi i dëmeve në infrastrukturë
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Shirat e dendura shkaktuan edhe përmbytje
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
-
Një i lënduar në aksidentin te Liqeni i Badocit