Arbëri

Dëmtohet gypi, mbeten pa ujë FSK-ja dhe tri lagje të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujit te stacioni i vjetër i trenit në Prishtinë.

Ujësjellësi përmes një njoftimi për media bënë të ditur se lagjet që kanë mbetur pa ujë janë “Lakrishtja”, “Dardania”, një pjesë e lagjes “Arbëria” dhe FSK-ja.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim. Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja”, thuhet në njoftim.