Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmtohen banerët e Haradinajt në Kllokot e Partesh, AAK-ja kërkon hetim nga organet e rendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të disa banerëve të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Partesh e Kllokot.

Përmes një komunikate për media, AAK-ja thotë se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Sipas tyre, lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.

“Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime”, thuhet në njoftim.

AAK-ja ka kërkuar nga organet e rendit t’i hetojnë këto raste, duke shtuar se të tillat nuk i kontribuojnë aspak një gare të ndershme zgjedhore.

Image