Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demokratët e Shqipërisë vendosin të mos bojkotojnë Kuvendin

Partia Demokratike ka vendosur se nuk do të ketë bojkot të Kuvendit.

Vendimi në fjalë është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, i cili nisi punimet në orën 12:00, raporton Shekulli.

Kryefjala e debatit mes deputetëve ishte “bojkoti i parlamentit, ose jo”. Pas shumë diskutimeve dhe shqyrtimit të propozimeve nga ana e demokratëve që kërkuan bojkot, u vendos të mos ndodhë një gjë e tillë.

Në fund, kjo forcë politike ka vendosur që të vijojë protestat për dorëheqjen e Xhafajt, dhe kundër asaj që e quan “qeveri e krimit”, deri më datën 28 qershor.