Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demokracia Studentore reagon ndaj gjuhës fyese të kryetarit Muharrem Sfarqa

Demokracia Studentore, të enjten, mbajti një aktivitet simbolik në Kuvendin Komunal të Ferizajt kundër diskriminimit të gruas dhe gjuhës fyese, të cilën e ka përdorur kryetari Muharrem Sfarqa ndaj asamblistes së zgjedhur nga populli në Kuvendin Komunal në Ferizaj.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa, transmeton kp, tha se këtë aktivitet simbolik e kanë organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj diskriminimit të grave dhe për t'i treguar kryetarit Sfarqa se sjelljet e tij janë të papranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky gjest duhet demaskuar dhe gjykuar, gjithashtu duhet nxitur shkollimi i femrës dhe të punohet sa më shumë drejt avancimit të saj sepse nëse emancipimi i gruas nuk është arritur në shkallën e duhur, atëherë mund të vlerësohet se nuk kemi mundur ta ndërtojmë atë popull në skemën e një shteti të zhvilluar. Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jep imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës jemi si popull apo si komb”, tha Ramusa.

Ai ka shprehur shqetësimin për sjelljen e zyrtarëve komunalë, të cilët, sipas tij, në mënyrë agresive e kanë shqyer pankartën dhe kanë sulmuar direkt demokracinë, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë Studentore