Për Agron Demin e GAP-it, njëherësh kolumnist i rregullt i Kohës Ditore “ka plotë të atillë që mendojnë si Kryeministri se nuk është shpenzim i madh me i pas 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, 70 zëvendësministra e mbi 200 këshilltarë”.
“Por, nëse buxheti që shpenzohet për pagat e këtyre personave badihavgji dhe shpenzimet tjera që dalin nga këto poste koti, do shfrytëzohej për të zbutur varfërinë, sot Kosova nuk do të kishte asnjë person në varfëri ekstreme. Nevojiten vetëm 17 milionë euro në vit që të nxirren nga varfëria ekstreme afër 100 mijë individë”, ka thënë Demi në një postim të tij në Facebook.
“Por në vend të kësaj, Qeveria ka vendos me e ushqy varfërinë e egove të mbi 300 aparatçikëve”, ka shtuar më tej.

-
Demi: VV-ja e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht po qeveris me “libër” të tij
-
Kurti ia kalon Haradinajt me këshilltarë, dikur thoshte se i mjaftonin vetëm 5
-
Demi kritikon Qeverinë për 100-euroshin: Pse të futen të gjithë në një thes
-
Qeveria Hoti me armatë zëvendësministrash
-
Demi: Suksesi apo dështimi i Qeverisë së re do të varet nga krijimi i vendeve të reja të punës