Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demhasaj: Kemi vërejtur se kompanitë që fitojnë tenderë janë financues të fushatave të partive

Arton Demhasaj, nga Organizata Çohu, në “Puls” të KTV-së, duke folur për proceset e auditimit ka thënë se institucionet më problematike janë ato të nivelit qendror, sepse ka thënë se ato kanë në menaxhim më shumë para.

Në mesin e këtyre ministrive që menaxhojnë më shumë para e ka përmendur Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, teksa ka shtuar se fokus i veçantë duhet të jetë Ministria e Shëndetësisë, sidomos procesi i tenderëve multimilionësh me citostatikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne i kemi monitoruar kompanitë që fitojnë tenderë dhe i kemi pa se shumica e këtyre kompanive janë të lidhura më pushtetin sepse janë financues të fushatave të partive politike”, ka thënë Demhasaj, përcjell “Puls”.

Demhasaj ka përmendur edhe faktin se akoma shteti i Kosovës nuk e di çfarë pasurie ka.

“Kjo për shkak të mungesës së regjistrimit të pasurisë. Arsyeja që nuk po ndodhë është se politikanët i kanë uzurpuar, i kanë tjetërsuar dhe i kanë blerë në emër të dikujt tjetër, kështu që prona publike është zvogëluar aq shumë brenda këtyre 18 viteve”, ka thënë ai.

Osmani ka pranuar se kanë problem me evidencën e pronës publike në nivelin qendror dhe nivelin lokal.

“Në raportet tona në nivel komunal mosregjistrimi i pasurisë arrin deri në 30 milionë euro, kurse në nivelin qendror edhe më shumë, pra prona nuk është e regjistruar”, ka thënë Osmani.


Demhasaj: Kemi vërejtur se kompanitë që fitojnë... by kohanet