Në emisionin e mëngjesit “SOT” u diskutua për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga bora dhe i ftohti i ditëve të fundit që mbretëroi në tërë Kosovën.
Isuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë deklaroi se dëmet këtë vit mund të arrijnë deri në 5 ose 6 milionë euro, edhe pse shifra e saktë e dëmeve pritet të mësohet nga puna në terren që do të nisë Ministria këto ditë.
Cikaqi theksoi edhe mungesën e sigurimeve për kulturat bujqësore, ndërsa fondi për mbështetjen e bujqve dhe fermerëve, i paraparë në vijat buxhetore të Ministrisë, është 500 mijë euro, fond ky i cili sipas Cikaqit, pritet të rritet si rrjedhojë e situatës së fundit.
Për më shumë, bisedën e gjeni në linkun në vijim:
Artikuj të ngjashëm
-
Peci: Kemi paraparë 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë
-
Ministria e Bujqësisë ndan 3.1 milionë euro për dëmet e shiut
-
Qeveria synon fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore
-
Fermerët kosovarë tani mund t’i sigurojnë kulturat bujqësore nga kushtet atmosferike
-
53 bujq kërkojnë kompensimin e dëmeve nga moti