Drejtoria e Bujqësisë e Vitisë ka dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë raportin për dëmet e shkaktuara në bujqësi, si pasojë e kushteve jo të favorshme klimatike.
Drejtoria pret që ministria t’i kompensojë bujqit për dëmet të cilat u janë shkaktuar. Të dhënat komunale flasin se kryesisht janë dëmtuar 140 hektarë sipërfaqe me perime. Ndërsa kulturat më të dëmtuara janë: shalqiri, pjepri, patatja, lakra, speci dhe kungulli, shkruan sot Koha Ditore.
Vlera e dëmit kap shirën 519 mijë euro, ndërsa kompensim presin 53 bujq. Drejtori i Bujqësisë, Veton Ademi, deklaron se ata presin që të kompensohen bujqit, ngase ky është zotim edhe i kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se presin që kompensimet të nisin brenda një periudhe të shkurtër.
(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
-
Muja: Brenda 72 orëve e presim raportin për dëmet nga breshri në Istog
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella